Lajmet e fundit

Kurteshi: Deputetët e opozitës dënohen më ashpër se qytetarët tjerë për të njëjtat vepra

Opozita e bashkuar ka akuzuar gjyqësorin e vendit se është joparimor gjatë shqiptimit të masave për deputetët e opozitës dhe qytetarët tjerë, ngase përderisa të parët i dënon me burg dhe arrest shtëpiak, të dytëve u shqipton dënime në të holla.

Në pres-konferencën e sotme në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtari i Kryesisë së kësaj partie, ish avokati i popullit Sami Kurteshi, tha se deputet e opozitës janë dënuar në forma të ndryshme për vepra të njëjta të cilat i kanë bëre edhe të tjerë.

Ai mori shembullin se si një qytetarë po këtë vit ka kryer të njëjtën vepër duke hedhur gaz lotsjellës dhe është dënuar me 400 euro, ndërsa deputetët disa mbahen në burg e disa në arrest shtëpiak për të njëjtën vepër.

Sipas Kurteshit këtu janë dy shkelje të parimeve në gjyqësi, ajo e proporcionalitetit dhe e diskriminimit.

Bajram Ajeti nga Nisma tha se me këtë po ashtu është thyer edhe ligji dhe rregullorja e punës, për shkak se deputet duhet të kenë imunitet dhe ata nuk duhet të arrestohen duke kryer punën e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Sa i përket demarkacionit, Muhamet Kelmendi nga Aleanca për Ardhm rinë e Kosovës tha se ata kërkojnë shpërbërjen e komisionit të tanishëm dhe të formohet një i ri me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Vetëm atëherë, sipas Kelmendit, do të mund të ulen dhe të bisedojnë me pozitën për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.