Ish Avokati i Popullit Sami Kurteshi, i ftuem ne studion e Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, tha se tashma dihen arsyet e kalimit te tij ne Vetevendosje, dhe njana nga to asht afersia me qendrime me kete parti.
“Obligim i shtetit asht me i mbrojte njerezit ne proteste”, tha Kurteshi, tue fole per njoftimet e rrejshme per bomba ne 2 pika te Prishtines.
Ai ishte i bindun se Qeveria po provon me i bllokue protestat, e kjo simbas tij perban nji shkelje te ligjit.
“Ka sheja te theksueme qe nji pjese e policise po i ndjeke qytetaret ne çdo pjese te qytetit per me i arrestue, e keto jane forma te rrezikshme e diktatoriale”, vleresoi ish-Avokati i Popullit.
“Une e klasifikoj gjendjen ma te keqe se sa qe po paraqitet ne raporte”, tha ai.
“Besoj qe organizatoret i kane dhane premtim qytetareve qe ka me qene nji manifestim, e s’ka me pase marshim”, shpjegoi perseri Kurteshi.
“Kjo asht hera e pare qe ne nji qytet te Kosoves festohet Festa e Flamurit Kombetar ne menyre popullore”, tha Kurteshi.
“Hajdeni se bashku me festue 28 Nandorin, urime festa e shihemi neser ne shesh”, uroi e bani thirrje Kurteshi.
https://www.youtube.com/watch?v=DiLc7Vk2Jyg