Lajmet e fundit
Kurteshi premton ndalimin e privatizimeve në Gjilanit

Kurteshi premton ndalimin e privatizimeve në Gjilanit

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar aktivitetin e tyre në fshatin Kmetovc ku para banorëve të këtij fshati kanë prezantuar planin e tyre qeverisës për Gjilanin. Ismajl Kurteshi, kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit ka kritikuar mandatin e qeverisjes së PDK-së në këtë komunë duke rikujtuar të bëmat sipas tij të pushtetit aktual.
“Të pangopurit me pushtet, të cilët privatizuan gjithçka, ende janë të etur për të privatizuar edhe pak prona komunale, të cilat kanë mbetur pa u shitur, prandaj akoma kërkojnë votën tuaj. Për këtë arsye, ne ju japim shpresën e vërtetë të gjithë qytetarëve se do të qeverisim pa anime politike dhe nuk do të lëmë në harresë asnjë fshat, as Kmetocin dhe asnjë lagje tjetër të qytetit. Aq sa kemi, do t’i ndajmë të gjitha së bashku dhe proporcionalisht” ka thënë Kurteshi.
E Glauk Konnjufca nga Vetëvendosje  ka vlerësuar kandidatin e tyre për këtë komunë ndërsa edhe ai nuk ka harruar të gjuaj kritika   në adresë  të Qeverisë së Kosovës.“Gjilani dhe gjithë Kosova po vuan nga udhëheqës të cilët gjithë punën e tyre e fokusuan në pasurimin e familjarëve të tyre, në bizneset që sponsoruan fushatën e tyre duke i ofruar tenderë në mënyrë të paligjshme. Shumë punë prej këtyre tenderëve, kanë mbetur pa u përfunduar dhe ato që po ashtu janë kryer, janë fare pa cilësi. Me Kurteshin, gjithçka do të shkojë në rrugë të mbarë” ka thënë Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.