Aktivistët e Vetëvendosjes e kanë pritur jashtë Kuvendit si hero ish-liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin i cili ishte lënduar derisa ishte brenda Kuvendit.
Pas daljes dhe konfrontimit që pati Kurti me policisë ai deklaroi se “deshën të më kidnapojnë, por opozita e bashkuar nuk e lejoi këtë”.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është përshëndetur me Kurtin në rrugën e UÇK-së, aty ku jo shumë larg metra më tutje është selia e Vetëvendosjes.
Ndërkaq, aktivistë të VV-së janë kthyer tek selia së bashku me Kurtin e të tjerët, duke thënë se frikësohen se mund të arrestohen deputetët e këtij subjekti politik.
Ndryshe aktivistët derisa nuk panë Kurtin e brohorisnin emrin e tij dhe kërkonin ”Albin Kurti! Ku është Albin Kurti?”.
Aktualisht gjendja është e qetë./K.Press/