Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar takime në Çarshinë e Gjatë në Pejë dhe ka zhvilluar biseda me shitësit dhe pronarët e lokaleve në këtë zonë.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, kandidati për kryetar të Pejës, Hivzi Muharremi, dhe kandidatët për asamblenë komunale në Pejë, kanë bashkëbiseduar me pronarët e dyqaneve në këtë pjesë të qytetit, për hallet e tyre dhe gjendjen e bizneseve të tyre.
Kurti ka thënë se ndër këta tregtarë ka të tillë që me breza e kanë mbajtur tregtinë dhe dyqanet në këtë pjesë të qytetit, porse tashmë kanë pak e fare pak punë.
“Fatkeqësisht në Kosovë paratë i kanë fituar ata që nuk kanë as mend as ide, që kanë krijuar më shumë pasuri sesa ata që me breza kanë investuar dhe punuar me ndershmëri në dyqanet dhe artizanatet e tyre”, tha ai.
Ndërsa, Muharremi ka thënë se Çarshisë i duhet kthyer vlera dhe rëndësia që ka.