“Fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit është Shpend Ahmeti. Banorët e dëshmuan se duan që në Prishtinë të ketë ndryshime, dhe në raundin e dyte duhet të vulosen. Fitorja është shumë e mundshme dhe shumë e afërt”, ka theksuar Kurti.
Ai thekson se sukseset e Shpendit tregojnë për këndelljen e votuesve dhe kërkesat e tyre për ndryshime. Sipas Kurtit, LDK është goditur nga VV, dhe se nuk flitet për dallim të madh votash mes këtyre dy subjekteve. Ai ka shprehur besimin e tij se Ahmeti do ta fitojë Prishtinën në balotazh.
“ Fitore e madhe e VV, kjo është një mundësi e madhe e VV, por para së gjithash e qytetarëve të Prishtinës por edhe të Kosovës. Ne jemi subjekti që do ta sfidojmë, dhe do të fitojmë. Me një dallim më pak se 7 mijë vota mes VV-së dhe LDK-së, më konkretisht Shpendit dhe Ises. Është seanca e madhe për ta fituar Prishtinën”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, edhe njëherë u dëshmuar për marrëveshjet mes Thaçit dhe Daçit, të cilat sipas tij janë bërë vetëm për përfitime të Serbisë. Kurti, ka përfshëndetur edhe fitoren qysh në raundin e parë të Kandidatit të pavarur Refki Suma në Hanë të Elezit. Ai tha se VV-ja do të bashkëpunoje ngushte me z. Suma.