Kryetarja e Komunës së Gjakovës, i është kundërpërgjigjur deklaratave të ish-kryetarit të Gjakovës në sistemin e Serbisë, Gjokica Stanojeviq, kur ky i fundit u ankua në Kusari-Lilën se ajo nuk po përkujdeset për varret serbe.
“Stanojeviq kësaj radhe nuk ka mundur te ankohet për sigurinë andaj është ankuar për pastërtinë e varrezave”, ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila, njofton Klan Kosova.
Ajo, po ashtu ka thëne se gjakovarët kanë treguar qytetari duke nderuar veten dhe Kosovën, pasi qe vizita e pelegrinëve serbë ka kaluar pa asnjë incident ne qytetin ku ajo është kryetare , në Gjakovë.