Lajmet e fundit

Kusari-Lila: Nuk bëra thirrje të protestohej kundër pelegrinëve serbë

Përpos vërshimeve në Gjakovë, kryetarja e kësaj komune në lidhjen direkte në Info Magazine është pyetur edhe rreth vizitës së pelegrinëve serbë në manastirin e Gjakovës dhe protestës së bërë atje.

Kusari-Lila ka njoftuar se vizita e pelegrinëve kë shkuar e qetë ata nuk janë sulmuar nga protestuesit që kanë dalë në rrugë dhe numri i protestuesve ka qenë i vogël.

“Vizita e pelegrinvëve ka shkuar e qetë, ka pasur tentim të hedhjes se vezëve, por s’ka pasur goditje, fillimisht kanë qenë rreth 40 apo 50 persona, ky numër më pastaj ka rënë. Kryetarja e Komunës nuk ka bërë thirrje për protesta, pasi është përdorur një profil në Facebook që nuk është i imi. Në komunën e Gjakovës duhet të rikthehet stabiliteti dhe të vazhdohet me intensitet puna si dhe me intensitet të punohet për gjetjen e të pagjeturve dhe fajtorët të dalin para drejtësisë,” ka thënë Kusari-Lila, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.