Lajmet e fundit

Kusari-Lila u tregon qytetarëve për punën dhe sfidat e 2015-ës

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka mbajtur debatin e dytë vjetor me qytetarë, në të cilin ka prezantuar punën e kryer, sfidat e përcjella përgjatë vitit të dytë të qeverisjes, si dhe ka prezantuar objektivat për vitin 2016.

Në prezantimin e detajuar për punën e Komunës, kryetarja tha theksuar se punësimi është ne fokus të përhershëm të qeverisjes duke përmendur hapjen e linjave të reja në “Intertex”,industrinë e materialit ndërtimor i cili është në fazën finale të fillimit të punës, po ashtu është theksuar edhe roli dhe funksioni që kryen në këtë aspekt Qendra Inovative JIC,qendra multifunksionale “Bone Vet”, si dhe objekti i ri dhe bashkëkohor i Qendrës për Aftësim Profesional.

Krahas të arriturave në këtë vit, si pjesë e premtimeve elektorale përgjatë mandatit qeverisës, kryetarja Kusari Lila ka theksuar se Komuna e Gjakovës është cilësuar e para nga Instituti Gap në përmbushjen e premtimeve përgjatë gjysmës së mandatit në shkallë prej 40%.

Ndër të arriturat kryesore të vitit 2015 dhe si objektivat për implementim përgjatë vitit 2016 është përmendur impianti i ujërave t ë zeza, ndërtimi i ngrohtores së re të qytetit, hyrje-daljet e qytetit, “Çarshia e Madhe”, lumi Krena, bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë ku planifikohet që nga viti i ardhshëm të jetë me staf rezident nga Zyra e Fondit Zhvillimor Shqiptar.

Sipas një komunikate të Komunës së Gjakovës, pas këtij prezantimi të detajuar të kryetares, qytetarët e pranishëm kanë shprehur falënderimet për punën e bërë dhe parashtruan kërkesat e tyre që kishin të bëjnë me infrastrukturë rrugore dhe çështje tjera sociale.Strehimi për banim në këtë debat ka qenë një ndër kërkesat dominuese të qytetarëve të pranishëm, me c’ rast kryetarja Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur se Komuna është në hartim të një plani e cila do të prezantohet para Asamblesë Komunale, dhe se nga puna e përgjithshme e komisionit do të merren parasysh ato raste që klasifikohen me prioritet.

Rrjedha e debatit në fund më shumë u fokusua në objekt ivat e Komunës për vitin 2016, që kishin të bëjnë me infrastrukturë, konkretisht në rrugë, kanalizime, rrjet të ujit të pijshëm, etj, për çfarë kryetarja Mimoza Kusari-Lila u ka dhënë sqarimet e nevojshme se cilat projekte dhe në cilat lokalitete do të investohet, varësisht sipas nevojës dhe mundësive buxhetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.