Lajmet e fundit

Kush e ka Smartphonin më të shpejtë: Apple, Google apo Microsoft? Testi Shpejtësia!

iPhone 6S Plus, Nexus 6P dhe Lumia 950 XL telefonat “flagship” të Apple, Google dhe Microsoft kundër njëri-tjetrit. Cila prej tyre kalon “testin e jetës së përditshme” më shpejtë, tregon ky testim.
Të paktën në këtë pikë, tifozët e smartphone do të bien dakord: Apple, Google dhe Microsoft kanë smartphones të cilësisë së lartë që nga modelet bazë.

Por dilema ështe sa janë të shpejt iPhone 6S Plus, Nexus 6P (prodhuar nga Huawei) dhe Lumia 950 XL në jetën e përditshme? Sa shpejt i hapin aplikacionet, duke përfshirë edhe ato intenzive si lojëra? Dhe sa shpejt hapen aplikacionet standarde dhe të parainstaluara sikur kamera?

Në videon në vijim këta telefona “flagship” konkurrojnë kundër kronometër dhe veçanërisht në tempo të drejtpërdrejtë  kundër njëri-tjetrit.
https://www.youtube.com/watch?v=qtBHW5Nn2zI

Fituesi i qartë është iPhone 6S Plus, i cili përshkon rrugën me plotë pengesa virtuale brenda një minuti e 23 sekonda. Në vendin e dytë, 40 sekonda prapa, përfundon Nexus 6p. I treti është Lumia 950 XL, me një kohë të përgjithshme 2 minuta dhe 10 sekonda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.