Lajmet e fundit

Kush ishte i dashuri i parë i Bleonës në Prishtinë?

Bleona Qereti gjithmonë ka treguar se ruan kujtime të bukura për Kosvën e në veçanti për Prishtinën.

Këngëtarja e hitit “Take your Over” e cila po zhvillon karrierën e saj muzikore në Amerikë, në një intervistë të dhënë kohë më parë për revistën “Kosovarja”, ka treguar se më Prishtinën nuk e lidh vetëm fillimi i karrierës saj muzikore, miqtë e shumtë që ka në këtë qytet, por Prishtinën e kujton edhe si qytetin e dashurisë së parë.

“ Prishtina është qyteti i parë që kam bërë koncert jashtë Shqipërisë. Koncerti i parë ishte në vitin 1996 me rastin e festës së Vitit të Ri ku kemi kënduar së bashku me grupin “Korona”.

Unë në këtë qytet kam vërtet shumë miq të mirë. E meqë do një përgjigje edhe më të sinqertë, po u tregoj se dashuria ime e parë ka qenë në Prishtinë”, ka thënë Bleona.

Për lidhje me Bleonën janë lakuar emra të shumta nga sfera të ndryshme jetësre në Kosovë, si biznesore, politik…, këngëtarja ishte pyetur se cilës sferë i ka takuar edhe i dashuri i saj?

“Dashuria është diçka e shenjtë dhe për mua nuk kompenzohet as me para dhe as me sfera jetësore të një personi. Nuk ka qenë as i pasur dhe as politikan por mbetet gjithmonë në jetën time”, pat thënë këngëtarja Qereti.
bleona_1446317488-2604048

bleona1_1446317484-5688350   

Leave a Reply

Your email address will not be published.