Lajmet e fundit

Kush ka qenë spiun i UDB-së, Thaçi apo Kurti? (VIDEO)

Debatet mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit kanë qenë të shpeshta, ndërsa disa herë edhe e kanë kaluar cakun. Një ndër akuzat më të rënda që të dy i kanë bërë njëri-tjetrit ka qënë edhe ajo se kanë qenë agjentë të UDB-së serbe.

Më herët, kreu i PDK-së ka akuzuar Kurtin se përmes derës së ish-kryeministrit serb Ivica Daçiç, që aktualisht është ministër i Jashtëm, ka hyrë në politikë. Ai i është drejtuar ish liderit të Vetëvendosjes duke i thënë se, ishte i burgosur politik dhe ndryshe nga të tjerët atij i është organizuar konferencë për shtyp nga Daçiç kur u lirua.

Ndërsa gazeta serbe “Kurir”, në një numër të sajin ka shkruar, Hashim Thaçi ka qenë spiun i UDB-së.

“Thaçi ishte spiun serb”, shkruan Kurir.

Kjo gazetë shkruan gjithashtu se, edhe vëllai i madh i Thaçit ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së në vitet ’80. /albeu.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Ltil-UbA1QE

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.