Duket sheshit se Morena Taraku është lodhur nga profilet fallce të hapura me emrin e saj. Në rrjete sociale gjenden me dhjetra profile me emrin e vajzes që së fundi ka qenë shumë në qender të vëmendjes.
Taraku, ka reaguar disa herë ndaj atyre që po ja keqpërdorin emrin dhe imazhin. Zemërimi I Morenes, sipas saj, vjen nga njerëzit që po e shfrytëzojnë për të keq emrin dhe fotografitë e saj. Taraku, ka problem edhe me median, të cilën disa here e ka kërcënuar me gjyq.