Lajmet e fundit

Kush po e sygjeron presidenten që ta anulojë fjalimin vjetor?

Avokati Arianit Koci ka thënë se presidentja duhet ta refuzojë fjalimin vjetor në Kuvend, për shkak se sipas tij, puna e legjislacionit është bllokuar.

Ai ka shkruar në Facebook se është tepruar me skenat që po ndodhin në Kuvend, ku po gjuhet gaz lotsjellës dhe po pamundësohet puna.

Ky është postimi i Kocit në Facebook:

Presidentja duhet të refuzojë fjalimin vjetor!

Opozita ka vendosur që mos ta pengojë fjalimin vjetor. Madje, ka gjasa qē deputetët opozitarē, fare nuk do të marrin pjesë në seancë gjatē fjalimit të saj.

Besoj që të gjithë pajtohemi që parlamenti nuk funksionon si duhet pa opozitë. Më nuk mund të shtiremi që çdo gjē ēshtë nē rregull, dhe situata politike do tē ndreqet vetvetiu, apo me inate.

Prandaj, Presidentja duhet ta refuzoj fjalimin vjetor dhe pozita duhet ta përkrahë në këtë veprim.

Skenat çfarë i kemi parë këto ditë, vērtetë nuk na duhen.

U teprua.

Shtyerja e seancave për një kohē të caktuar, do ti jep hapësirë marrēveshjes eventuale ndërmjet pozitës dhe opozitēs.
Liderēt e pozitës dhe opozitës, tash e kanë mundēsinë qē tē tregojnë që janë burrēshtetas, qē mendojnë për vendin dhe që e meritojnë të na udhëheqin.foto

Leave a Reply

Your email address will not be published.