Lajmet e fundit
Kush rrezikohe nga demenca, humbja ose crregullimi i kujtesës

Kush rrezikohe nga demenca, humbja ose crregullimi i kujtesës

Një në tre persona të lindur në Britaninë e Madhe këtë vit do të kenë një formë të cmendurisë gjatë jestë së tyre, thuhet në një paralajmërim të një organizate të shëndetësisë.

Hulumtuesit e sëmundjes Alzhemier, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë thënë se ka një krizë kanosëse shëndetësore në gjithë kombin në popullsinë britanike, dhe veprime urgjente duhet të mirren menjëherë për të gjetur trajtim për të ndaluar këtë çmenduri të ngadaltë.

Shifrat e publikuara deri më sot tregojnë 27% të djemve dhe 37% të vajzave të lindur në vitin 2015 e që do të kenë një formë të demencës në një pikë gjatë jetës së tyre.

Sëmundja e demencës, apo humbja ose crregullimi i kujtesës është sfida jonë më e madhe mjekësore dhe nëse përpiqemi për ta luftuar atë, duhet të investohet në kërkime për të gjetur trajtime të reja thuhet në këtë paralajmërim të studiuesve të kësaj sëmundjeje.

Rreth 850,000 njerëz në Britani të Madhe vuajnë nga demenca, forma më e zakonshme e cila është e sëmundjes Alzheimer, e cila dëmton qelizat e trurit dhe dëmton funksionin njohës.

Ndërsa hulumtim vitin e kaluar zbuloi se kjo sëmundje kushton në Britani rreth £ 26billion çdo vit, ose rreth 30.000 £ për çdo person i cili ka atë megjithatë deri në vitin 2050, numri i sufferers në Mbretërinë e Bashkuar pritet të kalojë dy milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.