Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se interpretimin final rreth kushtetutshmërisë së Asociacionit të Komunave Serbe, e paraparë për tu themeluar me nënshkrimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nën Bruksel e po ashtu e mbikëqyrur nga Bashkimi Europian, do t’ia lërë Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese është arbitri kryesor lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe e lidhur në mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Ne si qeveri do ta respektojmë në plotni mendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.
Këto komente ai i ka bërë gjatë nj konference për shtyp në Prishtinë, ku po ashtu ka folur rreth nënshklrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes Kosovës dhe Bashkimit Europian.
Mustafa tha se kjo marrëveshje është një hap para drejt integrimit në BE e po ashtu një marrëdhënie kontraktuale që do t’i sjellë Kosovës shumë përfitime, si politike ashtu edhe ekonomike.