Gjykata Kushtetuese ka marr vendim lidhur me kushtetutshmërinë e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, të arritur në gusht mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Burimet mbrenda Gjykates Kushtetuese bëjnë të ditur se vendimi do të publikohet gjatë kësaj jave, saktësisht, para festave të fundvitit.
Ky vendim, sipas këtyre burimeve, do të konstatojë se asociacioni ,nuk është në kundërshtim me kushtetutën e vendin.
Dërgimi i kësaj lënde për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ishte bërë nga presidentja Atifete Jahjaga, në fund të muajit tetor, pas një sërë protestash të partive opozitare në Kuvend dhe jashtë tij, raporton lajmi.net.
Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa, kishte thënë se nisja e hartimit të statutit të këtij asociacionin, nuk do të bëhet pa një mendim të gjykatës më të lartë të vendit lidhur me atë nëse kjo marrëveshje është në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.