Lajmet e fundit
Kushtëzimet bllokojnë Kuvendin

Kushtëzimet bllokojnë Kuvendin

Edhe pse me 24 tetor është paraparë mbajtja e seancës së rregullt e Kuvendit të Kosovës, një gjë e tillë nuk do të ndodh. Kjo për faktin se shefat e Grupeve Parlamentare, nuk kanë arritur të dakordohen për mbajtjen e kësaj seanc

Mospajtimi vjen si pasojë e kundërshtimit të dy çështjeve shumë të debatueshme: formimit të komisionit hetimor parlamentar për PTK dhe për Raportin e Qeverisë për privatizimin e 85 të aksioneve të kësaj makrokompanie.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e kushtëzon formimin e komisionit hetimor, me votimin paraprak të Raportit Qeveritar për privatizim e 85 % të aksioneve të PTK-së, raport ky i cili ka mbetur pezull qe nga mbledhjet e kaluara. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe Vetëvendosje (VV), insistojnë qe raporti i qeverisë të lihet anash dhe të formohet komisioni hetimor për të hetuar procesin e privatizimit

Pavarësisht përplasjeve, partitë politike në parim janë dakorduar qe me 7 nëntor të mbahet seanca e rregullt, mirëpo, serish në tavolinë do të jenë kushtëzimet e ndërjellta. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së,  Ardian Gjini ka akuzuar pushtetin,  por edhe opozitën, për bllokimin e punës së Kuvendit, duke ngritur akuza  se të dyja palët janë duke përdorur Parlamentin për interesa të tyre të fushatës zgjedhore. Deputeti Gjini ka qenë propozuesi i parë i mbajtjes së seancës se 7 nëntorit

Leave a Reply

Your email address will not be published.