Ardian Bajraktari, zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë, i cili kushtëzoi një femër që doracakun për provimin e Jurispodencës t’ia jap vetëm nëse ajo pranon të dalë për kafe me të, është njeri mjaft i fuqishëm. Ai është “jaran” i njerëzve më të fortë të PDK-së, raporton Gazeta Blic.
Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar fototografi ku shihet shumë i afërt me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin. Ai në poashtu ka postuar fotografi edhe me nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçin. Ndërkaq, “dostin” më të mirë, duket se e ka Muharrem Xhemajlin, ish- kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, raporton Gazeta Blic.
Bajraktari është përkrahës edhe i Azem Sylës, gjithashtu deputet i PDK-së.
Bajraktari para pak minutash, pas raportimit të medieve për këtë skandal, u suspendua nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.