Lajmet e fundit

Kushti i VV-së për debat

Glauk Konjufca thotë se ata do të diskutojnë me Pozitën vetëm në rast se bëhet i mundshëm rishqyrtimi i Marrëveshjes për Zajednicën.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar sot se nuk do të ulën për të diskutuar me Pozitën, në rast se ata vazhdojnë se këmbëngulin se nuk do të ndryshohet asnjë prejse në marrëveshjen e 25 gushtit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Dialogun e Brukselit – e cila po kundërshtohet nga partitë opozitare me bllokimin e Kuvendit.

Kështu, duket se ftesa publike e Kryeministrit Isa Mustafa dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, drejtuar Opozitës, për t’i shprehur pakënaqësitë në Kuvend, lidhur me tejkalimin e situatës së rënduar politike në vend, tingëllon e parealizueshme – marrë parasysh qëndrimet e Qeverisë se nuk tërhiqen nga nënshkrimet e fundit të vëna në Bruksel.

Konjufca, në një konferencë për media, ka thënë se ata do të diskutojnë me Pozitën vetëm në rast se bëhet i mundshëm rishqyrtimi i marrëveshjes.

Ai, po ashtu, ka vlerësuar se me këtë marrëveshje, veriut të Mitrovicës, ose “Zajednicës”, do t’i bashkohet edhe Lagjja Suhadoll, qytetarët e së cilës janë kundër kësaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.