Lajmet e fundit

Kushtrim Brahimaj godet Mimozen dhe Avokaten e saj publike!

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së dega në Gjakovë z.Kushtrim Brahimaj, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka atakur rëndë Bajrush Morinën, Mimoza Kusarin dhe Avokaten e saj publike në lidhje me shkrimet e tyre të fundit përqarëse dhe diskriminuese!
 
Lexoni postimin e plotë të z.Brahimaj
 
 
Nje pakurrizore siç është Ushtruesja e Detyrës së Avokaturës Publike në Komunën e Gjakovës znj. Vjollca Shyti merr guximin që përmes profilit të saj në facebook ta shpërndajë shkrimin e Gazetarucit Bajrush Morina me titull: A jeni gjallë o Prishtinali, dilni e mbrojeni qytetin tuaj nga katundarët huliganë?
 
Vjollca Shyti nga pozita e një referenteje ka kapërcyer në pozitën e Avokaturës Komunale pa asnjë ditë përvojë pune në këtë lami. Pikërisht për shkak të amaterizmit të saj ajo shkon kaq larg duke guxuar që të shpërndaj statusa të tillë që kanë për qellim nxitjen e luftës brenda nesh.
 
I bëjmë me dije kësaj zyrtareje se amatorizmi juaj nuk e arsyeton këtë gabim që e keni bërë. Por këto kritika duhet adresuar edhe Kusari –Lilës që e ka gojën dhe fjalët përplot eksperta e vepron krejt ndryshe duke emruar njerëz tërsisht jo adekuatë. Bëni mirë që para se të bëni gabime të tilla trashanike t’i ktheheni punëve në komunë të cilat i keni bërë llugë.
 
Fatkeqsisht komunën e Gjakovës e ka kapur katarakta (perdja e syve) dhe nuk po iu mjaftojnë aktakuzat e ngritura ndaj zyrtarëve tuaj, të cilat duhet të i’u bëjnë që të reflektoni e jo të mbjellni helm e urrejtje në popull.
 
Krejt në fund një sygjerim për ju znj.Shyti: mendo para se të lexosh, gjyko para se ta shpërndash një status të tillë dhe urgjentisht investo në rritjen e kapacitetit tuaj intelektual.
 
Ndërsa për shkrimin e gazetarucit nuk don shumë koment, këto shkrime i kemi lexuar në një të kaluar të hidhur për popullin tonë, kur mbizotronte ideja përqajë e sundo. As ata e as ky gazetaruc nuk kanë arritur e as nuk do të arrijnë të na përqajnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.