Pas një angazhimi të lart të të rinjve që në formë direkte apo indirekte lidhen me Kuvendin e të Rinjve të Kosovës, sot arritën në një organizim përmbyllës për vitin 2015. Në një ceremoni të organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, ku pjesëmarrës ishin deputetët nga qendra, e po ashtu edhe përfaqësues nga dymbdhjetë degët komunale të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës. Dhe ky, pikërisht,në mesin e shumë aktiviteteve të tjera, ishte një prej sukseseve të këtij viti, hapja e Kuvendeve Rinore Komunale.
Në fjalën e tij, organizatori i këtij takimi, deputeti Ndriçim Çekaj tha “pa dyshim që vitin 2015 e ka karakterizuar hapja e degëve komunale, dhe pikërisht, sot me këtë takim, ishte qëllimi që të bëhemi të gjitha bashkë, si Kuvendet Rinore Komunale ashtu edhe qendra, që t’i diskutojmë arritjet tona, sukseset, dështimet dhe synimet që na takojnë për ta ardhmen neve si pjesëtarë të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.
Nga ana tjetër, Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës Deniza Limani, duke bërë një përshkrim të gjatë të aktiviteteve që ka realizuar këtë vit Kuvendi tha “Aq sa jam e lumtur që e mbërritëm këtë ditë, njëkohësisht jam edhe e emocionuar për këtë takim. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se në krye të vendit nuk ka shumë hapësirë. Ata priren ta mendojnë atë si një Everest. Mesazhi është se ka hapësirë pa fund në krye të vendit mirëpo duhet kuptuar që gjithmonë gjatë rrugëtimit duhet ta kesh me vete qëllimin e mirë. Suksesi i takon botës së punës që bëjmë, botës së përgjegjësisë, përkushtimit, llogaridhënies, arsimimit dhe synimeve që ia kemi caktuar vetes. Deri sot gjithçka që është arrit në këtë rrugëtim nuk është arrit nga unë personalisht, kjo fuqi është arrit nga ata që janë sot prezent mes nesh, nga ata që sot fjala KRK po flitet në çdo qoshe, nga ata që kanë qëndruar ditë e natë për një të arritur të Kuvendit, nga ata që me punën, vullnetin, seriozitetin dhe sinqeritetin arritën që shtëpinë KRK ta bëjnë me familje të madhe të quajtur “RINI”, dhe që unë i falënderoj nga zemra për durimin që kanë pas deri sot dhe për gjithë mundin që kanë dhënë ndaj çdo lëvizje në të mirë të Kuvendit, por si duket në fjalorin e këtyre që punuan deri ne këto minuta nuk ekziston fjala lodhje dhe dorëzim”.
Ndërsa, nënkryetari Astrit Ahmeti tha “ne me gjithë këtë përbërje, me këtë vullnet për punë, të gjithë së bashku jemi shembull më i miri se si duhet punuar për shtet e shoqëri, se si duhet kontribuar në arritjen e qëllimeve tona në përmirësimin e jetës sonë dhe gjeneratave të reja. KRK është shtëpi e të gjithë atyre që duan të punojnë për të rinjtë, për arritjen e idealeve tona, në ngritjen e cilësisë në arsim, reduktimin e dukurive negative, rritjen e perspektives për të rinjtë. Me qëllimin që rinia jonë të jetë shembull i suksesit dhe e barabartë me rininë e Evropës dhe botës. E gjithë kjo arrihet me vullnet, pune dhe me bashkim të të rinjve”.
Ndërkaq, në fjalën e tij, Sekretari Enis Reçica tha “Nuk ka asnjë punë të vogël, nuk ka asnjë person të vogël. Gjithkush ka diçka për të bërë. Dhe nëse ai apo ajo e bën mirë, atëherë Kuvendi do të shkojë në drejtimin e duhur. Kjo tregon se sa bukur është balancuar bota kur gjithkush ka diçka për të bërë. Ne kemi mendimet tona, secili prej nesh ka besime thellë brenda vetes dhe kur kalojmë kohë të vështira, kur ndërmarrin vendime të mëdha si një strukturë e vetme, domosdoshmërish që kjo nxit pasion, nxit e shkakton debat. Kjo gjë nuk do të ndryshojë pas takimit të sotëm, e nuk duhet të ndryshojë. Këto debate që bëjmë janë shenjë e lirisë sonë dhe nuk mund ta harrojmë kurrë se ndërsa flasim, njerëzit në vende të largëta po rrezikojnë jetët e tyre pikërisht tani për të pasur një mundësi debatimi për çështjet e rëndësishme. Dhe ne sot, kemi të drejta të plota që të diskutojmë për problemet tona”.
Besarta Meha, si pjesë e Kryesisë në mes tjerash tha “KRK këtë vite ka shënuar vitin më të suksesshëm që prej themelimit të sajë. Duke menduar anëtaret në nivel qendrore dhe themelimin e 12 degëve, ne u bamë shumë. Të gjithë ne shumë përfaqësojmë një interes të vetëm, interesin e të rinjve të Kosovës. KRK duhet të fokusohet sa më shumë në projekte që sjellin përfitimi për të rinjtë e Kosovës.
Nexhmedin Kalisi, në emër të Kryeredaktorit të Revistë Hapi Rinor, fjalimin e tij e bazoi në ngritjen e shpresës për të punuar në të mirë të shoqërisë, duke thënë “se Kuvendi gjithçka arriti duke pasur për qëllim punët e mira, por lodhjen nuk e kishte në mendje askush, andaj erdhëm deri tek suksesi”.
Qendrim Gashi në rolin e Kordinatorit për hapjen e degëve nëpër komuna tha “Të kjo rini vërejta aftësitë, një entuziazëm për të punuar më shumë në rrugën e dijes, të forcimit të dijes, një rini që ka plane dhe mendon për zhvillimin e shoqërisë në mënyrë intelektuale. Forca rinore mund të bëhet forcë dhe shtysë e zhvillimit të vendit tonë, promovuese e vlerave të mira që ka vendi ynë, prezantimi sa më i mirë dhe i suksesshëm i vendit tonë para shoqërive te vendeve tjera”.
Armend Ahmeti, Kreytar i Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport tha “Po e filloj me një thënie i lartësuari të lartëson, kështu pas shumë punëve dhe suksesit tonë, duke ju falënderuar të gjithë atyre që po na ndihmoj edhe për kundër vështërsive tona, ne si Kuvend po lartësohemi me punën që po bëjmë”.
Ndërsa në fjalët shpjeguese për punët e arritura nga degët komunale mori fjalën Kryetari i degës në Novobërd Hetem Haliti, Kryetari i degës në Vushtrri Leutrim Latifi, Kryetari i degës në Lipjan Kastriot Luma, Kryetari i degës në Shtime Qendrim Hoxha, përfaqësuesja nga PejaJetlira Berisha, përfaqësues nga Klina Arbëresha Limani, Kryetarja e degës në Kamenicë Ardita Sopi, Kryetarja e degës në Kaçanik Ilmije Kamishi, Kryetari i degës në Skenderaj Arton Dajaku, Kryetarja e degës në Gjilan Erolinda Demi, përfaqësuesja e degës në Deçan Driolinda Iberhysaj/Drenicapress