Sot gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës, është pajisur me disa pajisje teknike. Në pjesën e pasme të Kuvendit janë parë disa punëtorë duke furnizuar dy pajisje të mëdha me ngjyrë të bardhë. Por ato nuk dihet se çfarë janë
Askush nga Kuvendi i Kosovës nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës Express për të sqaruar se çfarë janë në fakt këto dy pajisje të mëdha.
Gjatë dy jave në Parlamentin e Kosovës janë zhvilluar aksione nga opozita, duke hedhur gaz lotsjellës për të bllokuar punën e pozitës. Ndoshta këto dy pajisje do të jenë kondicioner për ajrin e dendur të krijuar nga partitë opozitare me gazin lotsjellës.
Ato nuk dihet se cfarë janë.