Forca të mëdha të Policisë tashmë e kanë rrethuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Derisa një grup i aktivistëve të partive opozitare kanë gjuajtur shishe me ngjyrë drejt oborrit të Kuvendit, njësi speciale kanë mbërritur tashmë te Kuvendi.
Në ndërkohë seanca e Kuvendit nuk ka filluar fare pasi që deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka gjuajtur sërish gaz lotsjellës në Kuvend.