Me seancën e djeshme ku u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore, gjithsejtë 35 pika të rendit të ditës, Kuvendi i Kosovës realizoj të gjithë programin legjislativ të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar deri më tani në Kuvend.
Sipas një informate të këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifi, me miratimin e ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga Qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend .
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovë, qeveria është instanca që sponsorizon e projektligjet në Kuvendin e Kosovës.