Lajmet e fundit
Kuvendi sot diskutojnë për Agjencinë e Privatizimit

Kuvendi sot diskutojnë për Agjencinë e Privatizimit

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, pas pikave të përhershme – Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare – deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Qeverisë për miratimin e Strategjisë për cilësinë e ajrit për vitin 2013-2022, si dhe Planin e veprimit për vitin 2013-2017.

Në vazhdim të seancës deputetët do të shqyrtojnë Raportin e performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2012, si dhe Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2012. Gjithashtu do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2013, si dhe Raportin për ecurinë e procesit të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, për të cilat Qeveria e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend informatat e kërkuara.

Po ashtu pritet formimi i Komisionit ah hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike dhe Media për shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.