Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të mbajtur me 22 shtator, kryeministri Isa Mustafa nuk arriti të raportojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel me palën serbe, kjo për shkak se opozita e ndërpreu fjalimin e tij duke e gjuajtur me vezë.
Ndërkaq Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në rend dite për mbledhjen e nesërme të fut edhe raportimin e Qeverisë për marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Opozita edhe kësaj radhe do të tentojë ta ndërpresë raportimin e Qeverisë për këto marrëveshje para antarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë për Indeksonline se do të angazhohen fuqishëm që të korigjohen këto gabime sepse përndryshe do të bëhemi shtet jofunskional.
Ajo në pyetjen direkte se a do ta ndërpresin raportimin e Qeverisë gjatë ditës së nesërme, Kadaj-Bujupi është shprehu se: “Jo vetëm nesër por deri në reflektimin e Qeverisë do ta shtymë qëllimin tonë për zhvlerësimin e këtyre marrëveshjeve”.
Kadaj-Bujupi më pas ka theksuar se Kosova nuk ka tokë të falë siç vepruan në rastin e Demarkacionit, dhe se shteti nuk ka nevojë të defunksionalizohet, 15 vite pas lufte.
Se a do të përdorin vezët edhe në këtë rast për ta ndalur raportimin e Qeverisë para Kryesisë së Kuvendit apo ndonjë metodë tjetër kjo mbetet enigmë.