Lajmet e fundit

Ky është ”heroi” i Albulena Haxhiut

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje sot u alivanos nga spreji dhe gazi lotsjellës që u lëshua në hollin e Kuvendit nga vet ajo dhe deputeti tjetër i VV-së, Albin Kurti.

Ishin pikërisht Haxhiu dhe Kurti të cilët hodhën sprej në drejtim të sigurimit të Kuvendit.

Por, sipas videos të Indeksonline shihet se si një punonjës i Kuvendit, sigurisht i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, i cili mban edhe kartelë identifikimi, ia jap sprejin zonjës Haxhiu e cila më pas e “zbrazë” në fytyra e sigurimit.

Ndërsa, po i njëjti person shihet duke e bartur Albulenën e alivanosur dhe duke e futur në veturë për ta dërguar në QKUK.

Kështu raportuam më herët, ndërsa në ndërkohë e mësuam identitetin e “shpëtimtarit” të Albulena Haxhiut.

djalioshi(1)

Burime të Indeksonline thonë se ai është Naim Jakaj, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj, aktualisht i punësuar në Kuvendin e Kosovës. Kështu i shkruan në profilin e tij në Facebook. /Indeksonline/

naim jaki

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.