Lajmet e fundit

Ky është moti i ditëve në vijim, ja kur do të rikthehet bora

Gjatë ditëve të fundit vendi ynë ishte nën ndikimin e masave më të ngrohta ajrore që sollën temperatura më të larta për këtë periudhë kohore. Ditën e sotme fryu edhe erë nga jugu-jugperëndimi me hove deri në 15m/s (55km/h). Temperatura maksimale sot arriti në 14C.

Edhe gjatë ditës së nesërme temperaturat do të arrijnë vlera dyshifrore deri në 11C, por ditën e nesërme dhe të mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë që pritet të sjell vranësira dhe reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe reshje bore. Ditën e enjte do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në mëngjes do të ketë edhe ngrica të lehta.

Ditën e premte një zonë ciklonike nga Atlantiku do të sjell vranësira dhe të reshura shiu, të cilat gjatë mbrëmjes pritet të shndërrohen në borë, e që do të vazhdojnë edhe ditën e shtunë, ndërsa gjatë fundjavës dhe fillimjavën e ardhshme masa të ftohta ajrore arktike nga veriu i kontinentit do të zbresin mbi rajonin tonë që do të sjellin rënie të dukshme të temperaturave, ku të dy vlerat ekstreme do të jenë nën 0C.

Ditëve të ardhshme temperaturat maksimale do të sillen nga +6C deri +8C, e ato minimale nga -2C deri +2C. Era do të fryjë nga jugperëndimi 3-15m/s, e nga dita e premte nga verilindja 3-11m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.