Ashtu si në çdo ndeshje, Kombëtarja do të ketë mbështetjen e tifozëve edhe në sfidën e sotme në Jerevan ndaj Armenisë.
Rreth 200 tifozë kanë bërë të ditur se do të nisen nga Suedia për të qenë sot të pranishëm në stadium, shkruan PanoramaSport.
Gjithashtu pritet që të ketë edhe jo pak shqiptarë që jetojnë në Armeni apo në shtetet përreth që të jenë të pranishëm në stadium.
Pritet që minimumi 300-400 tifozë shqiptarë të jenë sot në stadium për të mbështetur Shqipërinë.