Lajmet e fundit

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbizotërojë në fundjavë dhe në ditët në vazhdim.

Sipas IHMK-së, pas një periudhe të gjatë kohore pa të reshura , vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferikë.

“Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe intervale të shkurta me diell. Vranësirat do të përcjellën me reshje shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit e cila fillimisht do ta përfshijë veriun dhe veriperëndimin e vendit, e më pas gjithë territorin e Kosovës. Meqë fushat ciklonike janë shumë labile dhe dukshëm nën vlerat e normales do të fryjë erë e fuqishme,shpejtësia e së cilës mund të kaloj mbi 20m/s (72km/h)”, thuhet në njoftimin e tyre.

IHMK njofton se java e ardhshme do të shoqërohet me mot jo stabil dhe me gjithë parametrat të cilat i përkasin stinës së vjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.