Lajmet e fundit

Ky është personi që ia dha sprejin Albulenës – i njëjti e mbajti në duar të alivanosur (Foto)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje sot u alivanos nga spreji dhe gazi lotsjellës që u lëshua në hollin e Kuvendit nga vet ajo dhe deputeti tjetër i VV-së, Albin Kurti.

Ishin pikërisht Haxhiu dhe Kurti të cilët hodhën sprej në drejtim të sigurimit të Kuvendit, aty ku ndahej hapësira e mbajtjes së seancës dhe opozitës.

Por, sipas videos të Indeksonline shihet se si një punonjës i Kuvendit, sigurisht i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, i cili mban edhe kartelë identifikimi, ia jap sprejin zonjës Haxhiu e cila më pas e “zbrazë” në fytyra e sigurimit.

Ndërsa, po i njëjti person shihet duke e bartur Albulenën e alivanosur dhe duke e futur në veturë për ta dërguar në QKUK.

Nuk dihet ende identiteti i këtij personi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.