Carlo Ancelotti ka kërkuar nga drejtuesit e Bayern Munichut, që të bëjnë të pamundurën për ta sjellë në ‘Allianz Arena’, Gonzalo Higuainin.
Sulmuesi argjentinas është duke shkëlqyer me Napolin në Serie A, ku ka realizuar 16 gola në 17 paraqitje me skuadrën napolitane.
Kjo formë e mirë e 28-vjeçarit, ka bërë që trajneri i ri i bavarezëve, Carlo Ancelotti ta bëjë atë objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës, transmeton KosovaPress.
Por për të siguruar shërbimet e Higuainit, Bayerni do të duhet që të paguajë hiç më pak se 94 milionë euro, për të barazuar klauzolën e vënë nga klubi italian, për ish-sulmuesin e Real Madridit.