Lajmet e fundit

Ky është vendi i vetëm të cilit ISIS i frikësohet

Izraeli është i vetmi vend në botë që ISIS-i i frikësohet, thuhet sipas një gazetari i cili kishte qenë në gjendje të hynte në territoret e këtij grupi terrorist dhe të shpëtonte.

Jurgen Todenhofer kaloi 10 ditë në të ashtuquajturin Shteti Islamik vitin e kaluar, duke i publikuar më pas gjetjet e tij në një libër.

Në një intervistë për Jewish News, reporteri gjerman tha se Izraeli nuk është i përfshirë në planet e ISIS për kolonizimin e Lindjes së Mesme.

“Vendi i vetëm të cilit ISIS i frikësohet është Izraeli – ata më thanë se e dinë se ushtria e Izraelit është shumë e fuqishme për ta”, tha Todenhofer.

“Ata mendojnë se mund të mposhtin trupat tokësore të SHBA-së dhe Britanisë, për të cilët thonë se nuk kanë eksperiencë në strategjitë terroriste. Por ata e dinë se izraelitët janë mjaft të fortë për të luftuar kundër guerilëve dhe terroristëve”, shtoi ai.

Ish-politikani tha se militantët e ISIS të cilët ai i takoi thanë se nuk frikësohen nga ushtarët amerikanë ose britanik, por nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, të cilat sipas tyre janë një “rrezik i vërtetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.