James Rodriguez e ka mirëpritur shkarkimin e Rafa Benitezit nga Real Madrid.
Situata e James Rodriguez së në Real Madrid ka marrë një kthesë të pabesueshme. Shkarkimi i Rafael Benitezit nga posti i trajnerit ofron perspektivë të mirë për kolumbian në skuadër, shkruan fichajes.net.
Ish anëtari i Portos dhe Monacos nuk kishte aspak raporte të mira me trajnerin spanjoll. Kurse, Rodriguez gjithmonë kishte pranuar se e kishte idhull Zinedine Zidanen, i cili nga e hëna është trajner i ri i Realit.
Duke pasur Zidanen në stërvitje mund të jetë një motivim i rëndësishëm për James. Përveç kolumbiani, edhe Isco mund të mbetet në Real pas shkarkimit të Benitezit.