Talenti norvegjez Martin Odegaard shpreson se Rafael Benitez do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit.
Martin Odegaard është një prej futbollistëve të Real Madridit që shpreson se Rafael Benitez do të shkarkohet nga posti i trajnerit.
Mesfushori norvegjez nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në skuadrën e Benitezit.
Andaj, ai beson se ndërrimi i trajnerit mund të shkojë në dobi të tij, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “Lajmi.net”.
Benitez rrezikon të shkarkohet nga detyra pas humbjes së rëndë nga Barcelona, dhe përjashtimit të skuadrës nga Copa del Rey.