Pas kronikës në Klan Kosova kushtuar jetës së Fatlumit, këngëtari nga Ferizaji Labinot Tahiri menjëherë mori iniciativën ta ndihmojë djalin që ka nevojë për shërim jashtë vendit
E kjo punë vetëm sa ka nisur t’i shkojë mirë, pasi që Labi me anë të një postimi në Facebook ka treguar se Fatlumi së pari do të udhëtojë drej Tiranës për të nisur me kontrolla e më pas për të vazhduar në Itali.
Lexojeni shkrimin e plotë të këngëtarit:
“Përshëndetje vendi ynë!
Meqenëse nuk ka ndonje tjetër angazhim për Shtetin e Kombin, po punoj akoma me këto raste si të është kohë Lufte sepse janë shume shumë raste të cilat kanë nevoj për ndihmen nga populli e nga Shteti.
Normal me vjen keq por kur marrim lajme te mira me duket se kam lindur perzdyti.!
Falë Z.Albert Milicit, Drejtor i shoqates Ylli Gjakovë, Shoqat e cila ndihmon Fëmijet për ti dêrguar e sheruarë jashtë vendit,, Fatlumi tani do të udhetojë sebashku me këtë shoqatë,, të Premten në Tiranë, me datën 15 janar 2016
LAJMI I MIRË!
Fatlum Hoxha, do të pranohet në Spitalin ‘SALUSO’ NË TIRAN!
Pas gjithë kontrolave, vendoset se si do të bëhen mundesit për tu dërguar në Itali!
Faleminderit edhe Shokut Leotrim Gervalla i cili ka qenë pjes nderlidhse e kësaj shoqate!
Me rendesi hapat po ecin drejt interesimit të Fatlum Hoxhes për sherimin e tij!
Dikush me e Nis e tani sigurisht se ka plot Shqiptar vullnetarë që i shkojne deri ne fund puneve.
Diten e mirë!
Me respekt, Labi!”
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari ka ndihmuar njerëz në nevojë, pasi që edhe në të kaluarën ai ka hapur iniciativa të shumta në ndihmë të personave me nevojë.