Lajmet e fundit
Labinot Tahiri i thotë PO politikës. Vjen me një iniciativë ose parti të re!

Labinot Tahiri i thotë PO politikës. Vjen me një iniciativë ose parti të re!

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, ka pohuar se do t’i bashkëngjitet politikës. Por, meqenëse akoma nuk është në ndonjë parti të aktuale në Kosovë, Tahiri ka thënë se e ka në plan ta themelojë një iniciativë qytetare ose edhe një parti më vete.

“ Përmes politikës, unë mund ta ndihmoj më shumë popullin tim, i cili ka halle të mëdha. Për këtë dua të qasem në politikë! Kurse, sa i përket asaj se në cilën parti do të shkoj, unë planet e mia i kam, që ta themeloj një iniciativë qytetare, ose një parti të re po qe se është e nevojshme për vendin, për të vazhduar ditët e jetës sime si politikan. Nuk jam në asnjërën parti, ende në këto momente!”, ka thënë Tahiri.

Më pas, ai ka folur edhe për aktivitetet humane, të cilat po i kryen qe disa kohë, si dhe për arsyen që pse e ndien veten të obliguar të veprojë në këtë mënyrë.

Pos kësaj, Labi ka treguar për gazetën Blic, se ka diçka tjetër në radhë për t’ia filluar dhe se veprimet e tilla nuk do t’i ndalë njëherë.

 

maxresdefault

Ai ka rrëfyer  se cilat janë personalitetet shqiptare, tek i cili zënë një vend tejet të madh, pastaj për fansat e tij, për raportet me ta, si dhe për atë se ç’do të bënte Labi, po qe se do ta kishte vetëm edhe një ditë në këtë botë.

Gazetas Blic: Si erdhët deri këtu ku jeni sot? Si u bëtë ‘Labi’ i njohur për të gjitha trevat shqiptare?

Labinot Tahiri: Unë mendoj, se çdokush në jetë ka vështirësitë e veta. Por, sa i përket ‘Labit’ dhe karrierës sime, ka qenë shumë e vështirë për t’u bërë ky ‘Labi’ që e njihni sot! Mos të harrojmë, se edhe dhjetë herë më e rëndë është që ta mbaj këtë emër, të cilin e njohin shumë fansa të mi, edhe sot!

Gazeta Blic: A do ta lë muzikën, Labi ndonjëherë?

Labinot Tahiri: Unë muzikën nuk do ta lë asnjëherë, ngase muzikën e kam të lindur. Por, nëse do e lë ndonjëherë, e lë për arsyet që unë ndjehem herë pas here i vrarë në shpirt, për njerëzit me të cilët jetojmë. Atëherë, do e lë për të vazhduar t’iu gjendem njerëzve në një mënyrë më të mirë, me qëllim që ta shpreh gatishmërinë, më shumë se sa për veten dhe karrierën time!

Gazeta Blic: Çfarë raporte keni me fansat e juaj dhe cila është surpriza më e mirë që ta ka bërë ndonjë i tillë?

Labinot Tahiri: Me fansat kurrë më mirë se tani, nuk i kam pasur raportet, sepse edhe kur këndoj, më dëgjojnë, por edhe kur flas me ta gjatë mbrëmjeve (që shumica kanë halle), ata sërish më dëgjojnë, nuk më injorojnë asnjëherë! Ka shumë surpriza që më janë bërë gjatë jetës, por për momentin, nuk kam ndonjë që e kujtoj si të veçantë. Të gjitha janë shumë të mira!

Gazeta Blic: Në opinon është folur se do t’i bashkëngjiteni politikës. A është e vërtetë kjo? Nëse po, cilës parti do t’i bashkoheni?

Labinot Tahiri: Së pari, unë kam shprehur veten  të gatshëm, në çdo aspket, vetëm për ta ndihmuar popullin, por mënyra më e shpejtë në ditën e sotme, është ajo në aspektin politik, e jo sikur që jam sot ‘individ’. Pra, do të thotë, se përmes politikës, unë mund ta ndihmoj më shumë popullin tim, i cili ka halle të mëdha. Për këtë dua të qasem në politikë! Kurse, sa i përket asaj se në cilën parti do të shkoj, unë planet e mia i kam, që dua ta themeloj një iniciativë qytetare, ose një parti të re po qe se është e nevojshme për vendin, për të vazhduar ditët e jetës sime si politikan. Nuk jam në asnjërën parti, ende në këto momente!

Gazeta Blic: Njiheni si një njeri human. Çka ju shtyn të ndërmerrni aktivitete të tilla (siç ishte rasti i fundit pastrimi i rrugës së UÇK-së në Ferizaj)?

Labinot Tahiri: Unë jam lindur e rritur në këtë vend. Më thuaj, a ka më mirë se ta shikosh një dallëndyshe, e cila pas një kohe kthehet prapë në vendin, ku ka ndërtuar  folenë e saj? Kjo dëshmon se vendi im ka vlerë të madhe! Prandaj, pse mos ta mbaj të pastër?! Humanizmi është në trupin e çdo njeriu, por mënyra e tij dallon tek secili. Disa i bëjnë afatgjata humanitet, e disa afat shkurtra! Unë kam lindur për të qenë afatgjatë, si humanitar!

Gazeta Blic: Deri kur do të vazhdoni me këso aktivitetesh? Çka e keni në plan të bëni pas sotit?

Labinot Tahiri: Pas sotit, do ta pastroj një vend gjigant, i cili ndodhet afër shkollës “Afrim Abazi”, në Ferizaj. Aty ka shumë nxënës dhe janë në gjendje jo të rehatshme edhe nga qentë endacakë, por edhe nga kundërmimi i mbeturinave me ‘tonnaaaa’, që i kanë hedhur disa qytetarë!

Gazeta Blic: Cilin person e konsideroni si figurën kryesore shqiptare?

Labinot Tahiri: Në kohërat e sotit, pa dyshim se Adem Jasharin, e për kohërat e mëparshme, ISA BOLETININ!

Gazeta Blic: Po ta dinit se sot është dita e fundit e jetës suaj, çfarë do të bënit?

Labinot Tahiri: Edhe nëse unë mendoj sikur të ishte dita ime e fundit, ajo nuk do ishte kurrë, sepse familja do të ma kujtojë emrin për çdo ditë, andaj i bie që jam në jetë edhe pas vdekjes. Por, në mënyrën e pyetjes suaj, unë të them se do e ndizja edhe një luftë, vetëm që ta shohim se si kemi qenë dikur të bashkuar, e si jemi sot jo të bashkuar, sa i përket interesave kombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published.