Lajmet e fundit

Lajçak konfirmon: Më 27 tetor Kosova nënshkruan MSA-në

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën do të bëhet më 27 tetor.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën, më 27 tetor në Strasburg, është hap kyç për përforcimin e perspektivës evropiane, përkujtues i sfidave të rëndësishme dhe detyrë për reforma”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.