Mesut Ozil është afër që ta vazhdojë kontratën me Arsenalin.
Ozil do të nënshkruajë kontratë të re katër vjeçare me skuadrën e Arsenalit, pasi ajo aktuale i skadon në vitin 2017, raporton Daily Mirror.
Reprezentuesi gjerman është duke shkëlqyer në këtë edicion të Premier Ligës, pasi ka realizuar gjashtë asiste në gjashtë ndeshjet e fundit.
Ozil u transferua te klubi londinez nga Real Madrid në vitin 2013, për 42 milionë funte