Ka folur aktivisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, i cili dje bashkë me disa kolegë të tij e gjuajten me vezë ministrin e Bujqësisë, Memi Krasniqin, por të cilin pastaj e rrahën truprojat e ministrit.
“Një grup banditësh, përkatësisht 7 përsona, dje me sulmuan në Prishtinë.
Të prirë nga ministri Krasniqi, ata mbrëmë treguan “muskujt” të gjithë kundër një.
Si aktivista të VETËVENDOSJE-së, jemi perballë e do të përballemi me këso situata. Kemi duruar grushtet e shkelmat, qe besa edhe plumbat. Por as edhe njeherë nuk kemi pranuar që të nënshtrohemi! Nënshtrimin nuk e durojmë KURRË!
Këta baditë, për të cilët të jetosh nënkupton të kesh pushtet e para, nuk do fitojnë asnjëherë përballë aktivistëvë të cilët jetojnë deri në frymën e fundit për ideale. Pra ideali nuk vdes kurrë!
Ju kërkojë falje sinqërisht, familjarëve dhe miqëve të cilët janë brengosur, por një thënje që e kemi thënë më parë cdo ditë ka vlerë edhe më shumë:
“Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, pastaj të luftojnë dhe në fund ti fiton!”
Jemi para fitorës. Pikë!”, ka shkruar ai.