Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është lajmëruar nëpërmjet Facebookut. Ajo përmes një shënimi në Facebook ka theksuar se regjimi diktatorial është në panik.
Shënimi i plotë i saj:
Këto ditë dhe këto orë qytetarët po përjetojnë dhunën e shfrenuar të një regjimi që tashmë jo vetëm i ka braktisur ata dhe interesat e Republikës por është kthyer kundër.
Kokëfortësia në dukje dhe brutaliteti i regjimit diktatorial në fakt është panik nga theqafja e pashmangshme e tyre.