Lajmet e fundit
Lajmërohet edhe Hashim Thaçi: Opozita po vepron kundër shtetit

Lajmërohet edhe Hashim Thaçi: Opozita po vepron kundër shtetit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, pas kthimit nga New Yorku, ka thënë se nuk ka bllokim as të Kuvendit, as të Qeverisë dhe se jemi larg krizës politike.
Për Indeksonline Thaçi theksoi se në Kuvend kemi vetëm përpjekje të pengimit të punës së rregull nga partitë opozitare, “kemi uzurpim të hapësirës që duhet të shfrytëzohet për të mirën e qytetarëve dhe kjo është krejtësisht në kundërshtim me rregullat e punës së Kuvendit, por edhe në kundërshtim me rregullat e vetë demokracisë”.

“Po presim që vetë opozita ta kuptojë se është duke vepruar kundër institucioneve të shtetit, kundër vetë Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.