Policia belge ka filluar aksionin antiterrorist në lagjen e Brukselit Molenbeek ku mendohet të jetë çerdhja e islamistëve radikalë.
Një numër i madh i i pjesëtarëve të policisë në orët e mëngjesit ka arritur aty dhe sipas disa burimeve, aty po dëgjohen të shtëna e shpërthime.
Medie belge njoftojnë se përmes megafonit po thirret një person dhe që nga dritarja e shumëkatësheje të tregojë duart e ngritura.
Supozohet se policia po përpiqet ta Salah Abdeslamin, shtetasin belg i cili ka marrë pjesë në sulmet e Parisit dhe që dyshohet të jetë dorë e zgjatur e udhëheqësit të operacioneve Abdelhamid Abaud.
