Më në fund është lajmëruar ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani. Ai në një njoftim që ua ka nisur mediave ka theksuar se piëkrisht nga mjetet e informimit ka marrë vesh se është ngritur edhe një aktakuzë ndaj tij.
Njfotimi i tij i plotë dërguar mediave:
Nga ju mesova sot se ështe ngritur Aktakuze ndaj meje.
Ju njoftoj se as në sistemet më totalitare nuk ngritet aktakuze pa pasur një deklaratë të të pandehurit. Une dje kam qenë në polici pa avokat dhe kam dërguar kërkesen që Gjykata Themelore është duke e shqyrtuar qe disa muaj dhe akoma nuk ka verdikt. Hetuesve ua kam bërë të qartë se kjo nuk është deklaratë e imja e as mbrojtje në heshtje siç e kërkon ligji. Kjo sepse një procedurë gjyqësore për çështjen e sigurimit të provës është duke u zhvilluar dhe akoma nuk ka përfunduar sepse ngelet e pazgjidhur çeshtja e imunitetit.
Ngelet në ju ta vleresoni nëse kjo është keshtu. Emëri i hetuesit që kam kontaktuar është Rreshter Avni Reqica