Lajmet e fundit

Lajmi i fundit: Mblidhet edhe opozita. A po shkojmë në zgjedhje?

Nesër në ora 13:00 strukturat e tri partive opozitare, mblidhen në Prishtinë. Lajmin për Gazetën Blic e kanë konfirmuar burime brenda opozitës së bashkuar. “Takimi do të mbahet në ora 13:00 në Sallën e Kuqe. Në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe për hapat e ardhshëm qw do ti ndwrmarrw opozita në ditët në vijim”, ka thënë ky burim. Ky takim i strukturave tw tri partive opozitare vjen pak ditë pas protestës masive, që u mbajt në Prishtinw, ku u kërkua dorëheqja e qeverisë. Gjatë ditës së sotme, edhe dy partitë ne koalicion kanë mbledhur strukturat e tyre partiake. Duket se partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhje eventuale, për shkak të rrezikut që të dështoj zgjedhja e Hashim Thacit si president.

Leave a Reply

Your email address will not be published.