Lajmet e fundit
Lajmi i Fundit: Shikoni se kush po e kërkonë shkarkimin e rektorit Zejnullahu (Dokument)

Lajmi i Fundit: Shikoni se kush po e kërkonë shkarkimin e rektorit Zejnullahu (Dokument)

Njëzet e tetë anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës kanë dorëzuar sot kërkesën për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu. Në shkresën drejtuar Këshillit Drejtues të Universitetit numërohen 10 arsye për shkarkimin e rektorit ku, në mes tjerash përmenden shkeljet ligjore, bllokimi i mbledhjeve të Senatit, ndërprerja e konkurseve të doktoratës, injorimi dhe mospërfillja e Parlamentit Studentor e të tjera.

Listës së nënshkruesve i prin disa dekanë, ndërsa nënshkrimet e tyre i kanë vënë edhe anëtarët e Parlamentit Studentor. Për ditën e martë Parlamenti Studentor ka paralajmëruar protesta para rektoratit, por udhëheqësit e tij kanë mohuar se do të kërkojnë shkarkimin e rektorit.

Sot është mbajtur mbledhja konstituive e Këshilli Drejtues të Universitetit të cilit i është prezantuar kërkesa. Nuk ka informacion nëse kjo kërkesë është shqyrtuar në mbledhje ose ka mbetur për ndonjë mbledhje tjetër.

 

auto_s1_1444074829-14609451444078014auto_s5_1444074834-4561111444078017

Leave a Reply

Your email address will not be published.