Shefi i kompanisë Lamborghini, Stephan Winkelmann, ka dhënë detajet e para për modelin special Centenario që do të krijohet për 100-vjetorin e lindjes së themeluesit Ferrucio Lamborghini.
Spekulimet për një model të veçantë u konfirmuan nga Lambo më herët gjatë vitit. Ky model pritet të vijë në vitin e ardhshëm. Sipas shefit të kompanisë, automobili special do të jetë i bazuar në modelin Aventador.Ai po ashtu ka shtuar se do të prodhohen vetëm 20 njësi.
Fuqia e automobilit pritet të vijë me 760 kuajfuqi sikurse te modeli Aventador. Kjo fuqi mjafton që përshpejtimi prej 0 në 100 kilometra në orë të arrihet për vetëm 2.5 sekonda.
Lansimi i tij pritet të bëhet në mars në panairin e automobilave “Geneva Motor Show”.
Një model i tillë pritet të kushtojë rreth 2 milionë dollarë.