Lajmet e fundit
‘Last Vegas’, premierë botërore

‘Last Vegas’, premierë botërore

Robert De Niro, Michael Douglas, Morgan Freeman dhe Kevin Kline së bashku në “Last Vegas”, filmi i gjinisë komedi i cili shfaqet komedi botërore në 1 nëntor në kinematë ‘Imperial’.

Katër shokë fëmijërie që kanë kaluar të gjitha 60-tat mblidhen në Las Vegas për të festuar fitën e fundit të beqarisë të njërit prej tyre.

“Eshtë hera e parë që bashkohen këta yje të Hollywood-it me njëri-tjetrin dhe na japin një komedi të një tipi të ‘Hangover’, që sipas kritikës, është e shumëfishuar në krahasim në kënaqësinë dhe argëtimin dhe humorin që të ofrojnë të tre ‘Hangover-at” së bashku deri më sot. Nuk janë vetëm mbretërit e arkëtimeve në ‘box office’, por këta aktorë kanë mbi vete edhe rreth 8 çmime ‘Oscar’ dhe 9 nominime gjatë gjithë karrierës së tyre”, thotë Altin Prifti, drejtor i përgjithshëm i kinemave “Imperial”.

‘Mund të më kishin nisur edhe numëratorin telefonik për skenar dhe unë gjithësesi do ta kisha pranuar këtë rol’, ka thënë Morgan Freeman. Entuziastë për bashkëpunimin edhe kolegët e tjerë. Për Michael Douglas rezultoi një grup me stil të miksuara që kompletuan njëri-tjetrin në mënyrë perfekte

Leave a Reply

Your email address will not be published.