Lajmet e fundit

Latifi: z.Thaçi e vërteta nuk mund të shtrembërohet, ajo është një…

Pas deklarimeve të ministrit të punëve të jashtme Hashim Thaçi , i menjëhershëm ka qenë reagimi i ztr.Smajl Latifit në rrjetin e tijë social facebook :
Z. Thaçi, ju e dini shumë mirë, se shteti nuk po sulmohet nga opozita, por nga pozita/pushteti. Qeveria e Kosovës po vazhdon edhe tani me goditje të ulta dhe të rënda ndaj shtetit dhe popullit tonë në çdo aspekt, së fundi, edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve për ASOCIACIONIN dhe DEMARKACIONIN.
Z. Thaçi, nën maskën e gjithë këtyre fjalëve të ‘mira’ që po i dëgjojmë nga ju sonte në emisionin ‘Monitor’ në RTK, fshihet e vërteta e madhe, të cilën e njohim, e shohim dhe e prekim përditë secili nga ne që jetojmë në këtë vend.
Nuk do shumë mend për të kuptuar se çfarë shteti po ndërtojmë, çfarë pushteti shtetëror dhe çfarë demokracie tash e sa kohë e kemi këtu në Kosovë.
Edhe të verbërit kanë filluar ta shohin, tani edhe shurdhmemecët po duket se kanë filluar të dëgjojnë e të flasin.
Pra, e vërteta është një: sulmet e gjithanshme ndaj shtetit dhe poshtërsitë e panumërta të pushtetit janë absolutisht të pakrahasueshme me veprimet politike të forcave opozitare.
 
SL
18.10.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published.